Nuk u arritën objektivat, Tirana njofton largimin e trajnerit dhe zv. trajnerit

Nuk u arritën objektivat, Tirana njofton largimin e trajnerit dhe zv. trajnerit

15:32, 24/05/2024

 

Lajmi që qarkullon prej ditësh, tashmë është zyrtar: Tirana ka njoftuar ndërprerë bashkëpunimin me Erbim Fagun, në përfundim të një sezoni zhgënjyer, i mbyllur jashtë “Final Four”, por me “dhuratën” e marrë nga Egnatia, që mposhti në finalen e Kupës Kukësin (Tirana merr pjesë në Conference League). Bashkë me Fagun mbyll bashkëpunimin me Tiranën edhe Endri Vrapi, që ishte pjesë e stafit.

Njoftimi i Tiranës:

“FALEMINDERIT ERBIM FAGU  [🤝]

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardheblu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.

Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI  [🤝]

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco