Atalanta përmbys në mënyrë dramatike Fiorentinën dhe shkon në finale të Kupës së Italisë

Atalanta përmbys në mënyrë dramatike Fiorentinën dhe shkon në finale të Kupës së Italisë

23:07, 24/04/2024

Atalanta triumfoi me përmbysje ndaj Fiorentinës me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe shkon në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin.

Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 1-0 të “vjolëve”, bergamaskët ia dolën që të merrnin triumfin në shtëpi.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes tyre u zhbllokua nga Koopmeiners në minutën e 8’.

Në minutën e 58’ Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la Fiorentina-n me dhjetë lojtarë.

Scamaça shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 75’, teksa Lookman të tretin në minutën e 90+5’.

Takimi u vulos nga Pasalic i cili shënoi golin e katërt për Atalanta-n në minutën e 90+8’.

Kështu pas këtij triumfi Atalanta shkon në finale, teksa Fiorentina e mbyll këtu këtë rrugëtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco