Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Everton fiton derbin dhe nxjerr Liverpoolin nga gara e titullit në Premier League

Everton fiton derbin dhe nxjerr Liverpoolin nga gara e titullit në Premier League

23:04, 24/04/2024

Pas më shumë se tre vitesh, Everton ia del të mposhtë Liverpoolin në derbin e “Merseyside” teksa në “Goodison Park”, 90-minutat përfunduan me shifrat 2-0.

Everton shënoi nga një gol për pjesë teksa zhbllokuan sfidën në të 27-tën pas një këmbëngulje të mbrojtësit Branthwaite.

Në fraksionin e dytë, Everton shënoi edhe të dytin me sulmuesin Calvert-Lewin që kërceu më lart se të tjerët në zonë duke mposhtur portierin Alisson.

Kështu, Everton rikthehet te suksesi në derbi teksa pas këtyre tre pikëve, renditen në vendin e 16 me 33 pikë duke u shkëputur me tetë pikë nga zona e ftohtë.

Nga ana tjetër, Liverpool merr ndoshta goditjen finale sa i takon garës për titullin në Premier League, teksa “the Reds” mbeten me 74 pikë në vend të dytë, tre më pak se Arsenali kryesues. Por, kujtojmë se Liverpool mund të parakalohet edhe nga Manchester City që ka dy ndeshje më pak se Liverpool.

Ndërkohë, Manchester United ia doli të rikthehet te fitorja në kampionat pas katër ndeshjesh pa marrë tre pikët e plota.

“Djajtë e kuq” mposhtën në “Old Trafford” me rezultatin 4-2 Sheffield United.

Vendasit pasi kaluan në avantazh me Maguire, u përmbysën nga miqtë megjithatë ia dolën ta rikthenin ndeshjen në favor pas dygolëshit të Bruno Fernandez dhe më pas të Hojlund.

Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace mposhti 2-0 Newcastle, teksa Bournemouth mposhti 0-1 në transfertë Wolverhampton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco