Ish-lojtari i kombëtares e mbyll 29 vjeç me futbollin: Kam nevojë të pushoj

Ish-lojtari i kombëtares e mbyll 29 vjeç me futbollin: Kam nevojë të pushoj

22:06, 24/04/2024

Eros Grezda kërkon dhe merr pak pauzë nga futbolli. Ish-lojtari i Partizanit që kaloi në merkaton e janarit në Kroaci te Rudes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se i duhet të pushojë dhe për momentin të ndahet nga futbolli i luajtur.

29-vjeçari, ka vuajtur shumë në këtë periudhë të fundit teksa problemet fizike nuk e kanë lejuar që të shprehë maksimumin e tij në fushë, ashtu siç ishin mësuar të gjithë në fillimet e karrierës të gjakovarit.

Megjithatë, kjo periudhë reflektimi mund t’i shërbejë Grezdës për t’u rikthyer në më të mirën e tij.

Eros Grezda, në karrierën e tij numëron edhe 13 paraqitje me fanellën e kombëtares teksa ka realizuar edhe një gol me kuqezinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco