Mirlind Daku i papërmbajtshëm, pas golit vjen edhe asisti për të ‘blinduar’ fitoren

Mirlind Daku i papërmbajtshëm, pas golit vjen edhe asisti për të ‘blinduar’ fitoren

21:22, 24/04/2024

Pas asistit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Mirlind Daku rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Rusi me fanellën e Rubin Kazan.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 50-të të sfidës që Rubin Kazan luan në transfertë ndaj Zenit të Shen Peterburgut.

Futbollisti shqiptar pasi e kontrolloi topin brenda zonës, goditi me të djathtën duke gjetur cepin e portës pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Për Dakun ky ishte goli numër gjashtë në këtë kampionat me skuadrën ruse teksa 26-vjeçari numëron edhe tre asistë.

Sakaq, Daku mori tërësisht rolin e protagonistit edhe disa minuta më vonë duke qenë se në të 67-tën, lojtari i kombëtares dhuroi pasimin për gol që u shfrytëzoi maksimalisht nga Martynovich që e dërgoi ndeshjen në shifrat 0-2 në favor të Rubin Kazan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco