Vllaznia-Egnatia, përcaktohet finalisti i dytë i Kupës së Shqipërisë

Vllaznia-Egnatia, përcaktohet finalisti i dytë i Kupës së Shqipërisë

20:51, 24/04/2024

Vllaznia nuk ia del përballë Egnatias në “Loro Boriçi”.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës, shkodranët barazuan 1-1 me rrogozhinasit, teksa u penalizuan nga humbja e ndeshjes së parë me shifrat 1-0.

Vllaznia e nisi mirë ndeshjen duke qenë se kaloi në avantazh në minutën e 29 me anë të Rejan Alivodës.

Një avantazh që për kuqeblutë zgjati përgjatë gjithë 90-minutëshit, me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

U duk se koha shtesë do të shkonte ters për rrogozhinasit pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92.

Megjithatë, në minutën e 103, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në “Air Albania”, aty ku do të sfidojë Kukësin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco