Bellingham mund t’i kushtojë mbi 30 milionë euro më shumë Realit

Bellingham mund t’i kushtojë mbi 30 milionë euro më shumë Realit

19:30, 24/04/2024

Ndoshta askush nuk priste që Jude Bellingham të kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm me Real Madridin.

Në vitin e tij të parë në “Bernabeu”, mesfushori anglez ka shënuar 21 gola deri tani dhe ka dhënë 10 asiste në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Shifra të frikshme që justifikojnë shpenzimin prej 103 milionë eurosh për ta marrë nga Borussia Dortmund.

Florentino Perez, megjithatë, mund të jetë i detyruar të paguajë 30.9 milionë euro për Bellingham.

Në komunikatën e publikuar nga spanjollët në momentin e lajmërimit, flitej për një pjesë fikse, plus bonus deri në një maksimum prej 30%.

Sipas “AS”, në fakt, këto bonuse do të ishin të lidhur me përfshirjen e lojtarit në formacionin e vitit të Champions League ose formacionin e vitit të FIFA The Best dhe fitores së titullit të golashënuesit të La Liga-s.

Për dy të parat ka pak dyshime, për të tretën Bellingham do të duhet të kalojë Dovbyk të Girona-s, që për momentin është në vendin e parë me një gol më shumë se ish-ylli i Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco