Ballkani-Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës

Ballkani-Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës

18:37, 24/04/2024

Ballkani-Prishtina do të jetë finalja e Kupës së Kosovës për edicionin 2023-2024, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Skuadra e Ilir Dajës e mbylli në barazim 2-2 duelin shtëpiak përballë Suharekës së divizionit të dytë, por siguroi kalimin në finale falë suksesit 0-1 në sfidën e parë.

Gentrit Halili dhe Nazmi Gripshi kaluan kampionët e Kosovës në avantazh të dyfishtë, por Suhareka reagoi dhe evitoi humbjen falë dygolëshit të Fitim Susurit.

Në shtesë shkoi Drita-Prishtina. Dy ndeshjet nuk prodhuan asnjë gol, ndërkohë që bardhekaltrit kryeqytetas iu falën autogolit të Albert Dabiqajt për të festuar kualifikimin.

Prishtina është ekipi rekordmen i Kupës me 7 suksese, ndërkohë që Ballkani do të tentojë triumfin e parë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit dardan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco