Lajmi i fundit

Identifikohet një nga autorët e dhunës ndaj Mëngjesit, policia mban të fshehtë emrin

Ndeshjet derbi të luajtura në ‘Air Albania’, Tirana me statistika është më mirë se Partizani

Ndeshjet derbi të luajtura në ‘Air Albania’, Tirana me statistika është më mirë se Partizani

17:37, 24/04/2024

Saga e derbeve të “Air Albania”-s nisi më 13 dhjetor 2019. Do të duhej që të ndërtohej ky stadium që Tirana të fitonte një derbi pas më shumë se pesë vitesh.

Por më pas bardheblutë duhet thënë se regjistruan një ecuri prej dy vitesh pa humbje dhe për më tepër Partizani pësoi edhe humbjen më të thellë të këtyre viteve të fundit me shifrat 5-1. Por prej më shumë se 500 ditësh të kuqtë po regjistrojnë një seri pa humbje dhe po mundohen ta kthejnë “Air Albania”-n në një stadium të mbarë për ta.

Në gjashtë ndeshjet e fundit kanë arritur të fitojnë katër dhe të barazojnë dy, duke qenë të pamposhtur që nga viti 2022.

Por në tërësi, në 14 derbe të luajtura në “Air Albania”, “demat” janë poshtë Tiranës.

Pesë ndeshje janë fituar nga bardheblutë, pesë të tjera janë mbyllur në barazim dhe katër i ka fituar Partizani.

Në ndeshjen e radhës të kuqtë do të kërkojnë të baraspeshojnë shifrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco