Carlos Tevez shtrohet në spital, ndjen shtrëngim në gjoks

Carlos Tevez shtrohet në spital, ndjen shtrëngim në gjoks

17:17, 24/04/2024

Momente paniku për Carlos Tevez. 40-vjeçari e ka kaluar natën në një klinikë në Buenos Aires pasi ka ndjerë një shtrëngim të fortë në gjoks.

Menjëherë ish-futbollisti ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas disa qetësuesve, gjendja e tij u stabilizua.

Siç raportohet nga mediat lokale, Tevez ka kryer dhe disa teste mjekësore në mëngjes dhe rezultatet ishin të kënaqshëm.

Sipas stafit mjekësor, shkaku kryesor i kësaj gjendje ishte stresi i tepërt që Tevez kishte akumuluar për një kohë të gjatë ndërsa vetë futbollisti ende nuk ka bërë një koment të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco