Hakmarrja e Calhanoglu: 'Nuk mund të harroj atë që më bënë milanistët'

Hakmarrja e Calhanoglu: 'Nuk mund të harroj atë që më bënë milanistët'

14:51, 24/04/2024

Titulli i sapo fituar me Inter ishte një çlirim për Hakan Calhanoglu, pasi pa ish-shokët e tij të skuadrës të Milan të fitonin të parët. Mbi të gjitha, ky titull ishte një hakmarrje ndaj tifozëve kuqezi. Ka qenë vetë turku që ka shpjeguar arsyen. “Hakmarrje për vuajtjet që ndjeva vitin kur mbërrita, kur humba me Inter. Nuk mund të harroj gjithçka që u bë kundër meje dhe familjes sime nga tifozët e Milan, por në zemrën time isha i sigurt se gjithçka do të përfundonte mirë. Do të vinte shpengimi dhe fitorja e kampionatit gjatë derbit ishte kënaqësia ime më e madhe. Ishte gjithçka e shkruar. Zoti donte kështu, ai e di që unë nuk e meritova atë që më bënë. Pa thënë asnjë fjalë punova dhe mendova vetëm për mirë. Kjo fitore më shpërblen për gjithçka”, tha ai për Il Giornale.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur këtë objektiv të jashtëzakonshëm. Ne e donim këtë yll të dytë me të gjithë shpirt. Një sukses që e merituam për punën e shkëlqyer të bërë së bashku. Ripashë pamjet e ndeshjes, festimet e tifozëve dhe unë nuk mund ta besoj ende. Është një gëzim shumë i madh për të mundur ta përshkruaj, “shtoi Calhanoglu.

E madje edhe zhgënjimi i humbjes së titullit në finale në kohët Milan është fshirë: “Unë gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj atë me një klub të madh. Erdhi me Inter dhe nuk mund të isha më i lumtur. Mendoj se është ëndrra e çdo lojtari të fitojë kampionatin. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, u dhamë gëzim tifozëve tanë që ishin pranë nesh me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. I falenderoj. Ishin vërtetë fondamentalë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco