Edy Reja mund të marrë drejtimin e skuadrës së Seria A

Edy Reja mund të marrë drejtimin e skuadrës së Seria A

10:35, 22/04/2024

Edoardo Reja mund të rikthehet sërish në rolin e trajnerit. Sipas raportimeve nga Italia, ai është i lidhur me Udinesen. Klubi italian pritet të ndajë rrugët me trajnerin, Gabriele Cioffi, shkaku i rezultateve të dobëta.

Udinese po kërkon një trajner për të shpëtuar sezonin duke siguruar mbijetesën në Serie A, e cila momentalisht është në pozitën e 17-të me 28 pikë të grumbulluara.

Mes emrave favorit për të zëvendësuar Cioffin është shfaqur edhe ai ish-trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë.

Kontaktet mes palëve ekzistojnë, por ende nuk ka diçka konkrete.

78-vjeçari është pa skuadër që nga prilli i vitit të kaluar, kur u largua nga skuadra sllovene, Gorica.

Gjatë karrierës së tij, Edy Reja ka drejtuar skuadrat e njohura si Bologna, Lecce, Torino, Cagliari, Napoli, Lazio, Hajduk Splitt, Atalanta, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco