36 kamera në 'Bernabeu', por nuk e fokusuan dot golin fantazmë të Barçës!

36 kamera në 'Bernabeu', por nuk e fokusuan dot golin fantazmë të Barçës!

10:10, 22/04/2024

Barcelona shënoi një gol fantazmë në pjesën e parë. Në minutën e 28-të, kur rezultati i përkohshëm ishte 1-1, Raphinha krosoi me kënd të ulët, Lamine Yamal e preku lehtë topin me anën e jashtme të këmbës për të befasuar Andriy Lunin, i cili duhej të vraponte për ta nxjerrë me trup topin brenda portës.

Kryesori César Soto Grado duhej të priste saktësime të rastit nga VAR, me José María Sánchez Martínez në krye të monitorëve. Momenti i dyshimtë u rishikua për dy minuta, por pavarësisht 36 kamerave të “Bernabeu”, kamera e sipërme nga këndi i kundërt mungonte për të vlerësuar nëse topi kishte hyrë brenda portës (e kishte kaluar vijën fatale) apo jo.

Nga ana tjetër, kështu dukej në një imazh nga tribuna, ku portieri shihet qartë brenda portës, duke marrë topin nga brenda. Gati një miliard euro kushtoi “Santiago Bernabéu” i ri, por nuk kishte asnjë kamerë të aftë të kapte momentin që njollos vërtetësinë e “El Clasico” së mbrëmshme dhe punën e La Liga-s, ku nuk funksionon ende “goal line”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco