Asist dhe gol, Bernard Berisha dhuron show në Superligën ruse

Asist dhe gol, Bernard Berisha dhuron show në Superligën ruse

17:27, 21/04/2024

 

Bernard Berisha rikthehet si protagonist te Akmhat Grozni. Ish-futbollisti i Besës dhe Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar, shkëlqeu me asisti dhe gol në triumfin 1-2 që skuadra e tij arriti në trasnfertë ndaj CSKA Moskës.

Shqiptari i Kosovës, u fut në lojë në minutën e 71-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur 1-0. Pas tetë minutash, Berisha harkoi bukur në zonë për të gjetur Mohamed Konaten, i cili shënoi me kokë për 1-1.  Në minutën e 87-të, ishte radha e Berishës për të shënuar, duke gjetur rrjetën me gjuajtje-harkim drejt portës, për fitoren e skuadrës së tij. 

Berisha pas ndeshjes nga SofaScore u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.1.  Për 20 minuta sa luajti, sulmuesi i krahut përveç golit dhe asistimit kishte edhe pesë pasime të sakta dhe dy pasime kyçe. 32-vjeçari ka dy gola dhe katër asistime në Superligën e Rusisë këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco