Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kategoria e Parë/ 16 gola të shënuar në 5 sfida, mësoni rezultatet e javës së 30-të

Kategoria e Parë/ 16 gola të shënuar në 5 sfida, mësoni rezultatet e javës së 30-të

17:12, 21/04/2024

 

Flamurtari-Elbasani ishte kryendeshja e kësaj jave në Kategorinë e Parë dhe në fakt sfida e zhvilluar në Vlorë nuk i zhgënjeu pritshmëritë.

90-minutat në stadiumin “Flamurtari” prodhuan katër gola me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Lilës në minutën e 27.

Megjithatë, 11-minuta më pas vendasit reaguan dhe rikthyen ekuilibrat falë golit të Vasil Shkurtajt. Në pjesën e dytë, në të 76-tën, Flamurtari gjeti golin e përmbysjes me anë të Frashërit, por festa e kuqezinjve zgjati pak, pasi një minutë më pas Elbasani barazoi rezultatin duke fiksuar barazimin 2-2.

Pas kësaj ndeshje, Flamurtari mban vendin e tretë me 55 pikë ndërsa Elbasani mbetet në krye me 70 pikë.

Apolonia mposhti në shtëpi me rezultatin 4-1, Bylisin. Fierakët morën tre pikë shumë të rëndësishme, për renditje e për të siguruar një vend në “play-off”.

Sa i takon sfidës, bardhejeshilët zhbllokuan sfidën në minutën e 44 me anë të Umeijego ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe tre gola të tjerë respektivisht në minutat 64, 71 dhe 89. Pas këtij trepikëshi, Apolonia mban vendin e pestë me 46 pikë ndërsa Bylis mbetet i dyti me 67 pikë.

Ndërkohë, Vora u rikthye te fitorja pas pesë humbjesh radhazi duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-0, Tomorin.

Tre golat u shënuan në pjesën e dytë teksa vendasit bëjnë edhe më shumë të sigurt pjesëmarrjen në fazën “play-off”, teksa renditen në vendin e katërt me 48 pikë. Nga ana tjetër, Tomori është me “një këmbë” në Kategorinë e Dytë duke qenë mbetet i fundit me 17 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Lushnja fitoi 2-0 ndaj Besës ndërsa Kastrioti mposhti 3-1, Burrelin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco