Everton nuk gabon në shtëpi, mposht Nottingham dhe i largohet 'zonës së ftohtë'

Everton nuk gabon në shtëpi, mposht Nottingham dhe i largohet 'zonës së ftohtë'

16:57, 21/04/2024

 

Shtohen problemet për Everton, Premier League i heq edhe dy pikë të tjera

Everton nuk gaboi në shtëpi duke mposhtur me shifrat 2-0, Nottingham Forest.

Të zotët e shtëpisë shënuan nga një gol për pjesë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në Premier League.

I pari që hapi llogaritë e takimit ishte Gueye, me mesfushorin që realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 29.

Në fraksionin e dytë, Everton u mbrojt mirë pas disa mundësive të miqve dhe gjeti në të 76-tën golin e sigurisë me anë të Mcneil. Ky i fundit goditi saktë me të majtën nga jashtë zonës duke mposhtur portierin Sels.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Everton fitoi me shifrat 2-0, teksa ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vend të 16 ndërsa nga ana tjetër, Nottingham Forest mban vendin e 17 me 26 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco