De Rossi i përgjigjet ashpër Lotitos: Nuk mund të na kërkoni llogari!

De Rossi i përgjigjet ashpër Lotitos: Nuk mund të na kërkoni llogari!

16:35, 21/04/2024

 

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito u shpreh së fundmi se ndeshja mes Udinese dhe Romës e ndërprerë për shkak të problemeve në zemër të Evan Ndicka duhej të kishte rifilluar. Lotito theksoi se bëhej fjalë për një kod të verdhë dhe jo të kuq, ndaj ndeshja duhej të kishte filluar me lojtarin që ishte i ndërgjegjshëm.

Por, këtyre fjalëve i është përgjigjur ashpër në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bolognan, trajneri i Romës, Daniele De Rossi. Numri një i verdhekuqve, theksoi se po duket sikur skuadra dhe ai duhet të ndihen në faj që Ndicka nuk kishte diçka më të rëndë dhe kështu të justifikohej ndërprerja e ndeshjes.

 

“Më duket sikur është faji jonë që Ndicka nuk vdiq. E prisja këtë deklaratë të Lotitos. Në atë mbrëmje, Lazio reagoi në rrjetet sociale duke shkruar “Forza Evan, jemi pranë teje”. Dhe unë nuk kam parë asnjë klub të bëjë ndonjë reagim për kod të verdhë.

Ne sapo ishim larguar nga fusha dhe ishim ende të shqetësuar se bëhej fjalë për diçka të rëndë. Për fat të mirë nuk ishte kështu dhe duhet të jemi të lumtur. Mendoj se askush nuk mund të na kërkojë llogari se përse miku ynë nuk humbi jetën, apo përse nuk është ende në spital apo se pse nuk pësoi infarkt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco