Sot luhet ‘El Clasico’/ Reali për të vulosur titullin, për Xavin mund të jetë e fundit

Sot luhet ‘El Clasico’/ Reali për të vulosur titullin, për Xavin mund të jetë e fundit

09:19, 21/04/2024

Një “El Clasico” e re mes Ksavi Hernandezit dhe Karlo Ançelotit.

Ajo e së dielës (21:00) në “Santiago Bernabéu” mund të jetë e fundit për trajnerin e Barcelonës, nëse ai vendos t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë më 27 janar për t’u larguar nga drejtimi i klubit blaugrana në fund të sezonit.

Kjo do të jetë hera e pestë që Ksavi dhe Ançeloti takohen në “El Clasico” dhe me këtë rast, ata do të përpiqen të prishin ekuilibrin që ekziston mes tyre në kampionatin spanjoll.

Dy trajnerë, me të njëjtin objektiv: Ançeloti për të vulosur titullin në La Liga pikërisht në “El Clasico” dhe nga ana tjetër Ksavi Hernandez që kërkon të thyejë Realin për ta reduktuar me 5 pikë diferencën me “los blancos”.

Sepse Ksavi mendon se me një fitore në Madrid do ta vinte nën presion Realin me 18 pikë të tjera të mbetura në valle.

Deri më sot, në katër herët që janë përballur me njëri-tjetrin në La Liga, të dy kanë arritur të fitojnë nga dy herë.

Më 20 mars 2022, në “El Clasico”-n e parë të Ksavit në stol, Barça arriti një fitore madhështore në “Bernabéu” (0-4), me një dygolësh nga Obamejang dhe dy gola të tjerë nga Arauho dhe Ferran Torres.

Në ndeshjen e tyre të dytë në kampionatin spanjoll, po në “Santiago Bernabéu” (16.10.2022), ishte Ançeloti ai që mori fitoren (3- 1).

Në ndeshjen e parë të ligës në “Camp Nou” (19.03.2023), Barça arriti të bënte një hap përfundimtar drejt titullit me fitoren 2-1, falë golave të Serxhi Robertos dhe Kesit.

Së fundi, për sa i përket këtij sezoni, i luajtur në “Montjuiç”, Madridi arriti të fitonte 1-2 me një dygolësh nga Bellingam që zhvlerësoi golin e Gyndoan për Barcelonën.

Rrjedhimisht, të dy trajnerët kanë nga dy fitore në La Liga, ndaj dueli i kësaj të diele mund të prishë ekuilibrat.

Nga një Superkupë për secilin.

Jashtë kampionatit, dy trajnerët mund të mburren gjithashtu se kanë fituar një finale të Superkupës së Spanjës kundër njëri-tjetrit.

I pari që fitoi titullin ishte Ksavi, që fitoi Superkupën në vitin 2023 në Riad (Arabia Saudite) me shifrat 3-1.

“Hakmarrja” e Realit nuk vonoi dhe këtë vit, i ktheu reston Barcelonës duke e mundur me shifrat 4-1 po në Arabinë Saudite. Në Kupën e Mbretit bilanci është nga një fitore për secilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco