Gjimshiti flet si lider: Ka krenari dhe gëzim, ky rezultat na jap shtysë për ndeshjet e ardhshme

Gjimshiti flet si lider: Ka krenari dhe gëzim, ky rezultat na jap shtysë për ndeshjet e ardhshme

12:03, 19/04/2024

 

Ashtu si në sfidën e parë, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje në nivel të lartë përballë Liverpool, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5: “Në pjesën e parë ishte disi rrëmujshëm, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, por më pas shpik një shpëtim ndaj Diaz që vlen praktikisht sa një gol. Në pjesën e dytë rritet”, shkruajnë mediat për Gjimshitin. Kapiteni kuqezi shijon këtë kualifikim përballë Liverpool:

“Ka krenari dhe gëzim. Tifozët na shtynë gjatë gjithë javës, u pa qartë edhe në stadium. Goli i Salah pas 7 minutash lojë? Ishte thjesht një rast i pafat. Në 20 minutat e para vuajtëm shpejtësinë e lojtarëve të Liverpool, por më pas morëm masat. Ky rezultat duhet të na jap një shtysë për ndeshjet e ardhshme, duhet të jemi krenar dhe të japim gjithçka në të gjithë frontet”, u shpreh kapiteni kuqezi në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco