De Rossi nuk e fsheh gëzimin: Nder i madh të jem trajner i këtij ekipi, u treguam të zotë

De Rossi nuk e fsheh gëzimin: Nder i madh të jem trajner i këtij ekipi, u treguam të zotë

11:02, 19/04/2024

Dikur udhëhiqte Romën në fushë si kapiten, ndërsa tani në pankinë si trajner. Daniele De Rossi po përjeton një moment magjik, ky kualifikim përballë Milan ka një shije të veçantë, një sukses që tekniku verdhekuq e shijon në maksimum:

 

“Për të thyer Milanin duhej diçka speciale, gati perfekte. Duhej edhe shumë zemër pasi mbetëm me 10 lojtarë. Është një nder i madh të jem trajner i këtij ekipi, por nuk është e thjeshtë. Nuk ishte e thjeshtë as sot kundër një skuadër të fortë, por ne u treguam të zotë”, u shpreh De Rossi, duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me faktin që Serie A do të përfaqësohet në Champions sezonin e ri me 5 ekipeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco