Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Europa League, çiftet që do të përballen në gjysmëfinale

Europa League, çiftet që do të përballen në gjysmëfinale

10:49, 19/04/2024

 

Mbrëmjen e djeshme u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League.

Roma, Atalanta, Bayer Leverkusen dhe Marseille janë katër ekipet që kaluan në raundin e parafundit të Europa League.

Roma eliminoi Milan-in, ndërsa fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve të fazës çerekfinale.

Ndërsa në gjysmëfinale Roma do të përballet me gjermanët e Bayer Leverkusen, të cilët eliminuan West Ham-in, ndaj të cilit fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Atalanta, e cila eliminoi anglezët e Liverpool, ndaj të cilëve triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1, do të përballet në gjysmëfinale me Marseille-n, me francezët që triumfuan pas penalltive me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe eliminuan Benfica-n nga Europa League.

Çiftet gjysmëfinaliste të Europa League:

Roma-Bayer Leverkusen

Atalanta-Marseille

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco