Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

VIDEO/ Ilir Meta bën ekipin e tij të futbollit, sfidën e parë e merr nga Besëlidhja për një miqësore

VIDEO/ Ilir Meta bën ekipin e tij të futbollit, sfidën e parë e merr nga Besëlidhja për një miqësore

13:08, 18/04/2024

Ilir Meta në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon për sfidën e radhës, por jo në politikë.

Një ndeshje futbolli miqësore do të organizohet të shtunën, ku Meta do të ketë ekipin e tij që do të përballet me ish-lojtarët e Besëlidhjes së Lezhës.

Në postimin në “Facebook”, Meta shkruan: “Lezha e Besëlidhjes dhe e 2 Marsit, si gjithmonë në momente historike, do ta thotë fjalën e saj edhe në Konventën Kombëtare të 27 Prillit.

Ndërkohë sot u sfidova nga Viktori dhe Val Gjetja për një ndeshje futbolli.

Ndaj të shtunën në ora 19:00 ekipi i Metës do të jetë përballë ekipit të Viktorit dhe Val Gjetës.

Arbitër kryesor do të jetë Sami Deda, kampioni nga Lezha.

Bashkëkapitenët e ekipit tim janë Dedë Ndreca dhe Bes Kallaku.

Formacionin e plotë do ta zbuloj vetëm në orët e fundit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco