Formula 1/ Sainz dhe një emër surprizë konkurrojnë për vendin e Mercedesit në 2025-ën

Formula 1/ Sainz dhe një emër surprizë konkurrojnë për vendin e Mercedesit në 2025-ën

11:00, 18/04/2024

Sezoni i ri i Mercedesit nuk ka nisur në mënyrën e duhur dhe te skuderia po mendojnë për vazhdimësinë e këtij viti kalendarik. Mercedesi ka grumbulluar vetëm 34 pikë në garat e para të këtij edicioni, duke u renditur në vendin e katërt për konstruktorë dhe duke qenë shumë larg rivalëve të tij.

Por, një tjetër çështje kritike do të jetë ajo e zëvendësimit të Lewis Hamilton.

Siç dihet, britaniku do të largohet nga skuadra në fund të vitit 2024, për të kaluar në “Maranello” te Ferrari.

Siç raportojnë disa prej mediave europiane, emrat që qarkullojnë më së shumti për njëvendëshen e “shigjetave të argjendta” janë të spanjollit Carlos Sainz dhe Kimi Antonelli.

Sainz është në vitin e fundit të kontratës me Ferrarin dhe duket se largimi i tij nga “kokëkuqja” është i sigurt.

Emri tjetër në balotazh konsiderohet surprizë. Kimi Antonelli që garon për Prema-n në Formula 2 është në orbitën e shumë skuderive, pasi piloti ka fituar shumë kampionate dhe gara të nivelit më të ulët se Formula 1.

Mbetet të shihet e ardhmja dhe vendimi i CEO-s së Mercedes, Toto Wolff.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco