Superiore/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, java e 32-të e ndarë në dy ditë

Superiore/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, java e 32-të e ndarë në dy ditë

10:56, 18/04/2024

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy takimet e para do të zhvillohen në orën 15:00.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, Erzeni do të përballet me Tiranën, një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Kukësi-Skënderbeu, në stadiumin “Kukës Arena”.

Tri ndeshjet e tjera janë programuar për të shtunën. Fundjava nis me Laçi-Egnatia, që do të luhet në stadiumin e Laçit (15:00).

Bardhezinjtë do të kërkojnë triumfin e radhës, ndërsa rrogozhinasit janë vetëm një fitore larg për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Në orën 18:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Vllazninë, ndërsa në “Arenën e Demave” derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamo Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco