Manuel Neuer thyen rekordin e Iker Kasijas në Champions League

Manuel Neuer thyen rekordin e Iker Kasijas në Champions League

09:36, 18/04/2024

Manuel Neuer është garancia e portës bavareze, teksa edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Arsenalit, bëri paraqitje spektakolare, duke mbajtur portën e paprekur, për herë të 58-të në 138 ndeshje në Champions League. 

Falë duelit të djeshëm, gardiani gjerman, i cili është shndërruar në një “mur”, arriti të tejkalonte rekordin e Iker Kasijas në Champions, me spanjollin që nuk kishte pësuar gol në 57 duele nga 177 në total.

Gjasat janë të mëdha, që Neuer ta thellojë akoma më shumë këtë rekord në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco