Tuchel: Arsenali ishte i vështirë, e merituam gjysmëfinalen

Tuchel: Arsenali ishte i vështirë, e merituam gjysmëfinalen

09:17, 18/04/2024

Bayern Munich po zhvillon një sezon me hope, ku zhgënjimin në Bundesligë, ku humbi titullin pas 11 vitesh radhazi po e kompeson me paraqitjen e mirë në Europë.

Skuadra bavareze mundi 1-0 Arsenalin në çerekfinalen e dytë dhe u kualifikua për në gjysmëfinale, ku do të luajë ndaj Real Madrid.

Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, foli për këtë kualifikim të rëndësishëm, që e rendit ekipin gjerman mes më të mirave në Europë: “Është e pabesueshme çdo herë të arrish në top katërshen e Europës. Arsenali ishte një kundërshtar shumë i vështirë, por ne e merituam të kualifikoheshim.

Komplimente të mëdha për skuadrën. Mazraoui dhe Guerriero janë të shkëlqyer në nivel teknik. Kishim nevojë për këtë mirëkuptim edhe në krahun e majtë sepse Arsenal është vërtet i fortë. Por e gjithë skuadra luajti mirë, duke sakrifikuar në momente të veçanta”, u shpreh Tuchel.

Një kualifikim i rëndësishëm për klubin, ndërkohë që Tuchel do të lërë ekipin në fund të sezonit: “Kam nënshkruar për Bayernin, kam dhënë gjithçka dhe më pas klubi vendosi ndryshe. Ne po japim gjithçka dhe duam të japim gjithçka deri në fund. Jam i lumtur me këtë arritje të madhe, por ishim shumë mirë”, deklaroi tekniku i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco