'Klubi do të më detyronte të paguaja',  lojtari i skuadrës spanjolle shet fanellën për 50 euro te një tifoz

'Klubi do të më detyronte të paguaja', lojtari i skuadrës spanjolle shet fanellën për 50 euro te një tifoz

18:19, 16/04/2024

 

Një gjest që ka ka bërë xhiron e rrjeteve sociale është ai i lojtarit të Malagës, Dani Lorenzo. Pas fitores 1-0 ndaj Atl. Madrid B, një prej tifozëve i kërkoi lojtarit fanellën, mirëpo ky i fundit nuk ia dhuroi falas.

Përkundrazi, ai e shiti fanellën për 50 euro duke qenë se klubi i dhuron lojtarëve vetëm një numër të caktuar fanellash për t’i shpërndarë apo dhuruar tek tifozët.

Lojtari, për të mos e paguar vetë fanellën që ia la fansit, u detyrua ta shiste atë. Lorenzo më pas kërkoi falje për veprimin e tij ndërsa u shpreh se i pranoi paratë në mënyrë instiktive.

“Në fillimin e sezonit na jepet një numër i limituar fanellash për t’i dhuruar. Unë e kisha plotësuar këtë numër, dhe në këtë rast klubi do të më detyronte të paguaja për fanellën. Ia thashë këtë edhe tifozit, por ai më ofroi 50 euro dhe unë i mora në mënyrë instiktive”, u shpreh Lorenzo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco