Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

17:44, 16/04/2024

Degjeneron në dhunë mes lojtarëve ndeshja e kampionatin U-21 mes Erzenit dhe Partizanit, e luajtur sot në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut.

Pas ndeshjes së mbyllur në barazim 2-2, mes lojtarëve kanë plasur grushtet. Një sherr masiv në fushën e lojës përfshiu lojtarët e të dyja ekipeve.

Grushte dhe shkelma nga të dy krahët, me fushën që u kthye në një arenë lufte. Ngjarje skandaloze për futbollin, me dy ekipet që pritet të marrin një dënim shembullor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco