Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në futboll, FSHF nis fushatën sensibilizuese për klubet e shoqatat rajonale

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve në futboll, FSHF nis fushatën sensibilizuese për klubet e shoqatat rajonale

17:46, 15/04/2024

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me organizatën “Terre des Hommes” në Shqipëri ka nisur një fushatë sensibilizuese në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve në futboll, një prioritet tashmë i FSHF-së për të krijuar një ambient sa më të sigurt për fëmijët bazuar edhe në direktivat dhe udhëzimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Këtë radhë pjesë e fushatës janë klubet dhe shoqatat rajonale, ndërsa në ditët në vijim trajnimi do të shtrihet edhe në rrethet kryesore të vendit.

Fokusi i fushatës së ndërmarrë është parandalimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e fëmijëve. Pikat kryesore të kontaktit të çdo klubi dhe shoqate rajonale do të trajnojnë punonjësit, trajnerët, menaxherët, stafet dhe të gjithë ata që punojnë me fëmijët, për marrjen e masave, parandalimin dhe reduktimin e të gjithë problematikave që hasin fëmijët.

Qëllimi i FSHF-së në bashkëpunim me “Terre des Hommes”, nëpërmjet organizimit të këtyre aktiviteteve, është të arrijë të ndërgjegjësojë dhe informojë sa më shumë pjesëtarë të komunitetit të futbollit për mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në futboll.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco