Futbolli Italian në zi/ Ish-sulmuesi i Empolit humb ndjenjat në fushë dhe ndërron jetë në spital

Futbolli Italian në zi/ Ish-sulmuesi i Empolit humb ndjenjat në fushë dhe ndërron jetë në spital

13:57, 15/04/2024

Lajm i trishtë vjen nga Italia. Futbollisti 26-vjeçar Matia Xhiani ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toskana.

 Ai u transportua në spitalin e Firences në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

26-vjeçari u rrit në nivelin e të rinjve mes Empolit dhe Pizës dhe ka luajtur për Kastelfiorentino që nga korriku i vitit 2022, kur iu bashkua atij ekipi nga Ponsako.

Vëllai i tij Elia është gjithashtu një futbollist dhe luan në Serinë C, për Fiorenzuola .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco