Dopjetë e Griezmann, Atletico fiton me përmbysje ndaj Gironës

Dopjetë e Griezmann, Atletico fiton me përmbysje ndaj Gironës

16:45, 13/04/2024

Atletico Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Gironës në takimin e javës së 31-të të La Ligës.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Dovbyk që zhbllokoi sfidën në minutën e 4-t.

Megjithatë 30 minuta më pas Griezmann barazoi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në minutën e 45+6’ Correa përmbysi rezultatin dhe bëri që “colchoneros” ta mbyllnin në avantazh fraksionin hapës.

Sfida u vulos në minutën e 50-të kur Griezmann shënoi golin e tretë për Atletico Madrid.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1, me Atletico-n që renditet në vend të katërt m 61 pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 65 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco