Lajmi i fundit

Meta : PL mision pë t'i dalë zot vendit

Arabët zbarkojnë në Itali, Zhang gati t’u shesë Interin

Arabët zbarkojnë në Itali, Zhang gati t’u shesë Interin

16:31, 13/04/2024

Me afatin e shlyerjes së borxhit te Oaktree që përfundon në muajin maj, Steven Zhang po provon të shesë Interin në limitet e kohës, teksa së fundi në mënyrë të befasishme ka dalë në skenë një investitor arab.

Media italiane bën me dije se bëhet fjalë për një anëtar të familjes Al Saud, dinastia mbretërore e Arabisë Saudite, i cili ka miratimin e princit të kurorës Mohamed Bin Salman për të çuar përpara këtë marrëveshje.

Synimi i Zhang është që të arkëtojë 1.2 miliardë euro nga shitja e aksioneve të Interit, një pjesë e të cilave do të shkojnë direkt në arkat e Oaktree për të shlyer borxhin që Suning ka marrë tre vite më parë.

Nga ana tjetër dinastia mbretërore arabe dëshiron të hyjë në botën e futbollit dhe Interi paraqet një pjacë mjaft të rëndësishme për ta, me një bazë të gjerë tifozërie në mbarë botën, që mund të shërbejë edhe për të rritur prestigjin e përmirësuar imazhin.

Palët kanë nisur negociatat prej javësh, kryesisht në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa gjasat janë që të ketë “tym të bardhë” brenda fillimit të majit.

Plani B i grupit Suning është që Oaktree të shtyjë afatin e borxhit edhe për një vit tjetër, në mënyrë që të ketë kohë të punojë me qetësi për shitjen e klubit, pa presionin e kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco