Premier League/ Njukasëll shpartallon Totenhemin, londinezët humbasin mundësinë Champions

Premier League/ Njukasëll shpartallon Totenhemin, londinezët humbasin mundësinë Champions

16:29, 13/04/2024

Njukasëll mposhti me rezultatin final 4-0 Totenhemin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Premier Ligës angleze. Ishte një test për të dy ekipet, sepse londinezët me anë të një rezultati pozitiv mund të katapultoheshin në vendin e 4, pozicion që të çon në Champions vitin e ardhshme, ndërsa “qymyrxhinjtë”, iu duhej fitorja që të mbanin veten në garë për një vend në kupat e Europës.

Ndeshjen e zhbllokoi në minutën e 30-të sulmuesi suedez Isak, dhe  Gordon do të dyfishonte gjithçka 2 minuta më pas.

Isak do të shënonte edhe të tretin për vendasit në të 51-tën minutë, ndërsa rezultatin final 4-0 do ta vuloste mbrojtësi zvicerian Shar, 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco