Serie A/ Lazio harron humbjen në derbi, triumfon bindshëm ndaj Salernitanës

Serie A/ Lazio harron humbjen në derbi, triumfon bindshëm ndaj Salernitanës

22:47, 12/04/2024

Lazio ka hedhur pas krahëve humbjen në derbi, duke triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Salernitanës dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, ndonëse misioni mbetet i komplikuar.

Në “Olimpico” gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me bardhekaltrit që kanë gjetur golin tre herë. Felipe Anderson u dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 7’, ndërsa Vecino dyfishoi shifrat në të 14-ën.

Salernitana rihapi sfidën me Tchaouna në minutën e 16’, por në të 35-ën ishte sërish Felipe Anderson që gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Lazion, duke mbyllur llogaritë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për të dy skuadrat, teksa Lazio e Tudor gjeti edhe golin e katërt me Isaksen në të 87-ën, duke marrë një tjetër fitore, që e ngjit në kuotën e 49 pikëve, në vendin e 7 të renditjes.

Vlen të theksohet se pati minuta edhe për Elseid Hysajn, që u aktivizua në të 58-ën në vendin e Marusic, ndonëse vetëm disa orë më herët pati një incident, me Ferrarin e tij që shpërtheu në flakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco