Thomas Muller: Nuk është zgjidhur asgjë akoma me Arsenalin, problemi ynë është...

Thomas Muller: Nuk është zgjidhur asgjë akoma me Arsenalin, problemi ynë është...

21:19, 12/04/2024

Bayern Munchen barazoi të martën e kaluar me Arsenalin 2-2 në “Emirates Stadium”.

Në plan të parë ky mund të duket si rezultat pozitiv për shkak se ndeshja e kthimit luhet në Gjermani dhe të besuarit e Thomas Tuchel i kanë të gjitha shanset që të kualifikohen për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Megjithatë po ta shikojmë në një këndvështrim më të thellë, duke parë edhe gjithë sezonin e baverezëve, ku janë eliminuar herët nga Kupa dhe janë 16 pikë larg Leverkusenit të vendit të parë, duket se gjërat nuk janë zgjidhur akoma tek klubi gjerman. Këtë gjë e pohoi edhe veterani i skuadrës, Thomas Muller, që me një intervistë të dhënë për median gjermane “TZ” theksoi: “Asgjë nuk është zgjidhur akoma. Normal që gjërat duken të qeta kur shikon rezultatin, por po të shohim vendin tonë në Bundësligë, pikët që kemi marrë dhe ndeshjet që kemi humbur, situata është tepër keq. Problemi ynë është që nuk mund të fitojmë. Luajmë mirë, por jo aq sa duhet dhe aq sa jeni mësuar të shikoni Bayernin e Mynihut”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco