Izraeli nënshkruan marrëveshje me CONMEBOL, do marrë pjesë në Copa America

Izraeli nënshkruan marrëveshje me CONMEBOL, do marrë pjesë në Copa America

18:05, 12/04/2024

“Krenari të jesh pjesë e familjes së madhe CONMEBOL-it. Së bashku për të mirën e lojës dhe miqësisë”.

Kështu nisi njoftimi përmes kanaleve të saj zyrtare, IFA (Federata e Futbollit të Izraelit).

Kjo marrëveshje është nënshkruar në prani të presidentit të organizatës, Alejandro Domínguez, dhe presidentit të IFA-s, Moshe Zuares, gjatë Kongresit të CONMEBOL-it në Asuncion.

“Miqësia jonë e vërtetë me Alejandro Domínguez dhe me nënpresidentin e FIFA-s ka sjellë këtë fryt të mrekullueshëm për futbollin izraelit. Shpresoj shumë që skuadra izraelite të jetë pjesë e një prej turneve të mëdhenj të organizuar nga CONMEBOL-i, ndoshta edhe në Copa America”, konfirmoi Zuares.

Nuk do të ishte hera e parë që skuadra nga jashtë kontinentit amerikan do të merrnin pjesë në Copa America, pasi ka ndodhur me Japoninë dhe Katarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco