Allegri para derbit me Torinon: Na duhen pikë për objektivin tonë

Allegri para derbit me Torinon: Na duhen pikë për objektivin tonë

16:00, 12/04/2024

Objektivi i Juventusit në Serinë A mbetet mbrojtja e vendit të tretë. Trajneri Massimiliano Allegri parashikon një ndeshje shumë të vështirë në derbin me Torinon.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe speciale. Për ne është e rëndësishme sepse janë pike që na duhen për objektivin tonë”.

Për të ardhmen: “E ardhmja është nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për objektivat, hyrja ose moshyrja në Champions League vlen 100 milionë euro. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë më e mira për Juventusin”.

Atmosfera: “Kur fiton, ndihesh më mirë, kjo është e sigurt. Kanë mbetur edhe 7 javë nga kampionati dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Është ende shumë larg, nesër duhet të bëjmë një hap tjetër përpara drejt objektivave tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco