Rrjeti 'shperthen' në kritika ndaj Neymar, braziliani luan poker online në ditëlindjen e vajzës

Rrjeti 'shperthen' në kritika ndaj Neymar, braziliani luan poker online në ditëlindjen e vajzës

15:30, 12/04/2024

Rrjeti tashmë i ka vendosur një nofkë të re Neymar, atë si babai më i keq i vitit.

Një video po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, e cila është filmuar më 7 shkurt. Në këtë datë, e cila konsiderohet si e shenjtë për Neymar, vajza e brazilianit mbushi 6 muajshe, dhe me këtë rast, lojtari dhe ish-partnerja e tij organizuan një festë.

Në videon që po qarkullon në masë, shfaqet Neymar dhe ish-partnerja të cilët janë duke i kënduar një këngë festive vajzës së tyre.

Mirëpo, fansat vunë re se njëkohësisht me festën, sulmuesi brazilian po luante poker online në telefon. Në çastet kur i këndojnë këngën, duket se Neymar shpërqëndrohet shpesh me telefonin në të cilin po luante lojën e pokerit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco