Klopp para përballjes së Europa League: Atalanta është e ndryshme nga ekipet e tjera italiane

Klopp para përballjes së Europa League: Atalanta është e ndryshme nga ekipet e tjera italiane

17:48, 10/04/2024

Liverpuli do të përballet të enjten në mbrëmje kundër Atalantës së Berat Gjimshitit.

Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës dhe do të luhet në “Anfield”.

Në prag sfide me italianët, trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klop, foli në lidhje me takimin në një konferencë për mediat: “Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Seviljës. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.

Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco