Arteta: I dhuruam Bayernit dy gola, mund të fitojmë në Mynih

Arteta: I dhuruam Bayernit dy gola, mund të fitojmë në Mynih

17:34, 10/04/2024

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, analizoi barazimin 2-2 ndaj Bayern Munchen në takimin e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku i “The Gunners” u shpreh se skuadra e tij i dha dy gola bavarezëve, por shtoi më tej se kanë mundësinë për të fituar në Mynih.

“Nuk mund t’i lësh asgjë kundërshtarëve në një kompeticion si Champions League. Ne i dhamë dy gola Bayernit dhe në raste të tilla kundërshtari të ndëshkon gjithmonë në Champions League. Megjithatë do të shkojmë në Mynih dhe do të luajmë për fitore, kemi ende mundësi për t’ia dalë”, deklaroi Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco