Champions League/ E gjithë vëmendja te PSG-Barcelona, Atletico Madrid pret në shtëpi Dortmundin

Champions League/ E gjithë vëmendja te PSG-Barcelona, Atletico Madrid pret në shtëpi Dortmundin

12:21, 10/04/2024

Sot, do të luhen dy sfidat e tjera çerekfinale të Champions League.

Pas dy ndeshjeve spektakolare ditën e martë, ku Real Madrid dhe Man City përfunduan në barazimin 3-3 dhe në gjithashtu në barazim përfundoi edhe sfida Arsenal – Bayern Munich 2-2, sot do të zhvillohen dy sfida të tjera.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në ‘Parc de Princes’, ku Paris Saint Germain pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Atletico Madrid do të jetë pritës i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Champions League fillojnë nga ora 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco