‘Vritini të gjithë’/ Kërcënime për sulme gjatë ndeshjeve të Championsit, blindohen stadiumet e çerekfinaleve

‘Vritini të gjithë’/ Kërcënime për sulme gjatë ndeshjeve të Championsit, blindohen stadiumet e çerekfinaleve

17:48, 09/04/2024

Liga e Kampioneve nis me alarm për sulm terrorist. Çerekfinalet spektakolare të turneut do të zhvillohen që sot nën masa shumë të rrepta sigurie pasi është rritur vëmendja ndaj disa kërcënimeve që kanë ardhur nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale të lidhura me ISIS.

Një postim është shpërndarë nga grupi al-Azim në rrjete sociale, ku shfaqeshin katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet çerekfinale, me një person të maskuar i cili mbante një Kallashnikov si dhe fjalët “Vritini të gjithë”.

Mediat spanjolle tregojnë se autoritetet lokale e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe në ndeshjen e sotme mes Real Madrid dhe Mançester Sitit, do të ketë masa të larta sigurie përreth stadiumit dhe brenda impiantit. Ndaj do të jetë një numër më i lartë forcash policore që do të mbikëqyrin ambientin rreth impiantit, për t’u siguruar që nuk do të ketë asgjë shqetësuese për të gjithë ata që do të ndjekin takimin e sotëm.

Ministria e Brendshme në Spanjë ka bërë të ditur se do të jenë të paktën 2000 policë në detyrë për dy ndeshjet që luhen në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco