Euro 2024! Sylvinho, kundër zgjerimit të listës për Europianin

Euro 2024! Sylvinho, kundër zgjerimit të listës për Europianin

09:11, 09/04/2024

Në Dusseldorf të Gjermanisë, sot dhe nesër, mbahet mbledhja e UEFA-s, ku po shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të futbollistëve për skuadrat pjesëmarrëse në Europianin 2024, nga 23 që është vendosur aktualisht, në 26.

Por trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho është kundër zgjerimit të listës së futbollistëve që do merren në Europian.

Lajmi i befasishëm vjen nga italia ku thuhet se trajneri i kuqezinjve bashkë me Didier Deschamps të Francës nuk preferojnë që lista të zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.

Ky vendim bën jo pak përshtypje në një kohë kur në Shqipëri është disktuar shumë për listën dhe opinionistët kanë qenë të shumtë pro zgjerimit për faktin se shumë lojtarë në sulm janë në formë dhe duhet të thirren për Euro 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco