Kupa e Italisë/ Juventusi hedh ndaj Lazion një hap drejt finales

Kupa e Italisë/ Juventusi hedh ndaj Lazion një hap drejt finales

23:00, 02/04/2024

Juventus hodhi një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë duke qenë se mposhti Lazion me rezultatin 2-0.

Bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri nuk gabuan në shtëpi, teksa iu falën golave të Chiesës dhe Vlahovic të shënuar në fraksionin e dytë të lojës.

Sulmuesi italian shënoi pas një asisti të Cambiasos, ndërsa serbi lëvizi bukur në zonë dhe me një të majtë teknike shkundi rrjetën e kryeqytetasve.

Ndeshja e kthimit luhet në “Olimpico” më datë 23 prill, ku sigurisht torinezët nisen të favorizuar dhe nëse e prekin finalen do të përballen me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Fiorentina-Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco