Premier League/ Newcastle ‘ngec’ në shtëpi, Fulham pëson disfatë me Brojën sërish në tribunë

Premier League/ Newcastle ‘ngec’ në shtëpi, Fulham pëson disfatë me Brojën sërish në tribunë

22:32, 02/04/2024

Newcastle nuk shkoi më shumë se barazimi në shtëpi përballë Everton me 90-minutat që u mbyllën në barazim 1-1.

Në fakt, vendasit ishin shumë pranë trepikëshit pasi kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me sulmuesin Isak.

Avantazh të cilin e ruajtën deri në minutën e 88-të kur Calvert-Lewin riktheu baraspeshën pasi u shndërroi në gol një 11-metërsh.

Pas këtij barazimi, Newcastle mbetet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Everton është në vendin e 16-të me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Nottingham Forest fitoi me shifrat 3-1 përballë Fulhamit, teksa për t’u theksuar se për të tretën ndeshje radhazi, Armando Broja përfundoi në tribunë për skuadrën londineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco