Ofendimet e Mbappe? Reagon trajneri i PSG-së

Ofendimet e Mbappe? Reagon trajneri i PSG-së

20:15, 02/04/2024

“Kurioziteti është se një gënjeshtër gjeneron shumë gjëra. Dikush shpiku një fyerje dhe nga aty nisin të gjitha llojet e spekulimeve. Pas ndeshjeve jam i lodhur, nuk u kushtoj vëmendje. Por jam shumë i kënaqur me Kylianin, ai është duke u sjellë shumë mirë. Është një ndeshje që nuk më prek aspak, mundohem të jap versionin tim më të mirë”.

Kështu trajneri i PSG-së, Luis Enrique, gjatë konferencës për shtypin në prag të ndeshjes së Kupës së Francës kundër Rennes, në lidhje me reagimin e Kylian Mbappesë pas zëvendësimit në takimin ndaj Marseille dhe atë që dukej si një fyerje drejtuar trajnerit.

“Do të doja që sezoni të mbyllej mrekullisht për PSG-në dhe për Kylianin. Jemi të gjithë në të njëjtën barkë”, përfundoi Luis Enrique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco