Ndeshja kundër ekipit ku u bë i famshëm, Kristjan Asllani: Gjithmonë speciale

Ndeshja kundër ekipit ku u bë i famshëm, Kristjan Asllani: Gjithmonë speciale

19:32, 02/04/2024

Interi fitoi mbrëmjen e së hënës me shifrat 2-0 kundër ekipit të Empolit në Serinë A.

Zikaltrit morën një tjetër fitore, në rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion në histori.

Trajneri Simone Inzagi, i ofroi disa minuta lojë edhe lojtarit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit.

Mesfushori u fut në minutën e 69-të, duke zëvendësuar Calhanoglun.

Ky takim ishte tepër i veçantë për Asllanin, duke qenë se luante kundër ish-ekipit të tij, Empolit.

22-vjeçari luajti për Empolin në sezonin 2021-2022, duke bërë 26 paraqitje për klubin italian ku shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist për shokët e skuadrës.

Ishte vetë Asllani ai që postoi disa foto nga mbrëmja e kaluar në “Instagram”, duke kujtuar pikërisht se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje:

“Një takim gjithmonë special, +3 drejt objektivit tonë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco