Gol dhe asist me Rubinin, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi

Gol dhe asist me Rubinin, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi

17:58, 02/04/2024

Mirlind Daku në formacionin më të mirë të javës së 21-të të Premier League-s së Rusisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu me një gol dhe një asit në fitoren 2-1 përballë Akhmat Grozny-t, performancë që u vlerësua ndër më të mirat në fundjavën që lamë pas.

Daku është përzgjedhur në rolin e sulmuesit të parë në rreshtimin 4-3-3 të formacionit të javës.

Sulmuesi kuqezi ishte si gjithmonë titullar, teksa në minutën e 12’ shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Në të 35-ën Daku ia doli të shënonte vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.

Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco