Gol spektakolar, Arlind Ajeti dhuron 'show' në kampionatin elitar rumun

Gol spektakolar, Arlind Ajeti dhuron 'show' në kampionatin elitar rumun

21:35, 02/03/2024

Arlind Ajeti tani në rolin e “bomberit”. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e CFR Cluj në elitën e futbollit rumun, realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Farul Costanta, e mbyllur në barazim 1-1.

Në minutën e 82-të, në zhvillimet e një këndoreje, Ajeti koordinohet në mënyrë perfekte dhe me një kthesë të befasishme e dërgon topin atje ku portieri e kishte të pamundur të arrinte (as që lëvizi nga vendi).

Për Arlind Ajetin ky ishte goli i tretë në kampionatin elitar rumun, pasi më parë ka shënuar në barazimin 3-3 me Politehnica Iași dhe në humbjen 3-4 Universitatea Cluj.

Ajeti me paraqitjet që po zhvillon mbetet në vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, i cili e aktivizoi titullar në fitoren 3-0 me Çekinë në një moment delikat, kur mungonte Ismajli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco