Goli i parë në Poloni, Bregu protagonist në fitoren e Wisla Krakow

Goli i parë në Poloni, Bregu protagonist në fitoren e Wisla Krakow

21:18, 02/03/2024

 

Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni. Sulmuesi vlonjat u transferua gjatë merkatos së janarit nga Umraniyespor te Wisla Krakow, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.

28-vjeçari shënoi golin e dytë në suksesin 1-2 të Wislës në transfertën përballë Odra Opolës. Fitore e rëndësishme për objektivin e rikthimit në elitë.

Ishte minuta e 54’ kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal dhe duke qetësuar Wislën.

Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por vetë aq, pasi në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco